E ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, gazetarja Aida Shtino tha se një foto e vdekjeve në Bergamo janë dezinformim.

Ndërsa inxhinieri Arben Meçe e kundërshtoi duke thënë se është deformim i realitetit nga media.

Aida Shtino: Po të kërkosh Lampedusa 2013 të del tragjedia e Lampedusës. 

Meçe: Nga çfarë burimesh? 

Aida Shtino: Nga burimet zyrtare. Nga e merrni burimin ju? Nga BBC-ja ka dalë. E kam marrë edhe Italia e është botuar nga TV italiane. 

Meçe: Kush media? Se kanë kërkuar falje. Edhe sikur ta nxjerrë media, nuk është opsion që nuk mund të ngresh një kauzë që deformon realitetin.

Aida Shtino: Të nxjerrësh një foto në mes të pandemisë, është një dezinformim. 


/Ora News.tv/