Ish ministri i Financave Arben Malaj është përplasur me inxhinierin Arben Mece, në studion e 360 “gradë”. Debati ka qenë dhe me tone zëri të larta.

Malaj: Nga merrej betoni ne Durres?

Mece: Kjo eshte cinike

Malaj: Pergjegjesia eshte individuale.

Meçe: Ju nuk mund të hidhni hipoteza këtu, ku merrej betoni në Durrës. Ti shkele parimin numër një të jurisprudencës. Ti penalizove publikisht një individ.

Malaj: Ti kështu ulërisje dhe kur i masje betonin Ramës

Meçe: Unë kam thënë të vërtetën ta dish, dhe do të ulëras përpara gjithë kësaj teze. Kur shpërdorohet hapësira publike. Ku përballet terrori në popull dhe unë këtë nuk e lejoj. Sepse unë kam një javë që kam dalë në popull.

Malaj: Ka dale Luljeta Bozo e cila ka kredibilitet me te madh se ty..

Meçe: Terrorin nuk mund ta shpërndajë njeri.

Malaj: Inxhinierët e Vlorës tregojnë se kur bëheshin investimet publike në Vlorë kishte një laborator në Shqipëri dhe e merrnin hekurin, çimenton dhe e analizonin..

Meçe: Kush ta ka thënë që nuk bëhet tani.

Malaj: Po atëherë më thuaj pse ranë ato kur janë bërë analizat?

Meçe: Ta tregoj unë pse ranë.

Malaj: Janë shkelur disa…

Meçe: Këtu e ke gabim. Sepse nëse unë të flas rast pas rasti. Më thuaj rastin kush ka rënë?

Malaj: Çfarë është kjo Lubjana që më thua?

Meçe: Lubjana është pa leje.

....

Meçe: Domethënë për të gjithë këto teza që hidhen këtu që rrëzojnë një shkencë të tërë më të konsoliduar që ekziston në Shqipëri

Malaj: Askush nuk nxjerr konkluzionet për të tjerët, jep mendimin e tij por asnjëherë konkluzione për të tjerët

Meçe: Edhe njëherë...

Malaj: Historia më e madhe është kur dikush bën konkluzionet e gjithë të tjerëve.

Meçe: Pra me një fjalë lëreni tezën të shkojë deri në fund

Malaj: Jo ne nuk jemi gjeneralë, jemi ekonomistë, ju jeni gjeneral ndërsa ne jemi ekonomist. Mos nxir konkluzione, mos u nxito për asnjë nga kolegët këtu, se këta janë moshatarë, kanë ardhur dhe po ndihmojnë opinionin shqiptar

Meçe: Nuk e ndihmon opinionin shqiptar…

Malaj: Atë nuk e përcakton ti. Mos merr fuqi të mbinatyrshme, thuaj mendimin tënd.

Meçe: Ti po thua që unë po ndihmoj opinionin shqiptar.

Malaj: Patjetër.

Meçe: E ndihmoj unë, jo ti.

Malaj: Nuk e ndihmon dot.

Meçe: Ku është dallimi?

Malaj: Ti ta ndihmoje kur mate asfaltin e Tiranës. Atëherë ta ndihmoje e jo tani.

Meçe: Hiqni dorë nga kjo skemë.

Malaj: Unë skemë? Unë kam argumenta nuk kam nevojë për skemë.

Meçe: Ti nuk bën dot zhurmuesin, sepse ti je shkencëtar i këtij vendi, je intelektual…

Malaj: Ti nuk ndal dot gjë. Ti nuk merr përsipër të gjesh se kush po flet gabim.

Meçe: Më lër të flas e të jap mendimin tim.

Malaj: Ka drejtues që të jep fjalën nuk kam pse ta jap unë.

Meçe: Unë po flisja dhe ti ndërhyre.

Malaj: Ka 4 burra këtu që po flasin gabim dhe ti po fliske mirë.

Meçe: Harta sizmike që ta dish ti është…

Malaj: Unë i di se lexoj, kam takuar ekspertin më të mirë të sizmiologjisë akademikun Sulstarova dhe kam biseduar 4 orë para se të fliste për tërmetet në Shqipëri. Se kam qenë njeri me përgjegjësi publike. Dhe kam folur me shkencëtar.

Meçe: Harta sizmike, ky material shkencor në Shqipëri egziston dhe është vendosur në dispozicion të të gjithë projektuesve në Republikën e Shqipërisë. Dhe çdo projektues referuar kushteve teknike të projektimit operon mbi hartën që jepni ju. Pra s'është e vërtetë që projektuesit e Shqipërisë operojnë si ju do qejfi po operojnë mbi një material shkencor të miratuar nga ju. Nuk mund të ndërtosh ti në një sistem ku i gjithë sistemi i ndërtimit në Shqipëri nuk respektohet. Nuk është e vërtetë. Dhe këtë kundërshtoj pasi tha që do t'i vendos në burg ata që shkelin ligjet.


/Ora News.tv/