Në dyshim rreth qëndrimit apo jo të teknikut Maxarri dhe sulmuesit të talentuar Kavani, skuadra e Napolit po mendon që tani për përforcimin e skuadrës. Tekniku është një nga të preferuat e presidentit Morati ndërsa bomberi Uruguaian kërkohet nga pjesa më e madhe e kubeve më të mëdha ndërkombtare. Duke parë këtë situatë ku trajneri dhe sulmuesi kryesor i skuadrës mund ti japin lamtumirën skuadrës së Napolit, presidenti De Laurentis po bëhet gati që të jetë i përgatitur për çfardo llojë situate. Ai i ka thënë jo kontratës 4-vjeçare me Maxarrin ndërsa është vënë në kërkim të një trajneri për të ardhmen. Emrat janë të shumtë por Alegri dhe Montela spikasin mbi të gjithë. Të dy kanë kontratë me skuadrat respektive por nëse largohen te Napoli i kanë dyert e hapura. Ndërsa për sa i përket zëvendësimit të Kavanit, kartoni i të cilit kushton 50 milion euro, në kampin napoletan flitet se emrat që mund të zënë vendin e El Matador do të jenë dy. Sipas “Korriere Dello Sport”, bëhet e ditur se Juvetiç dhe Osvaldo janë objektivat kryesor të skuadrës së Napolit, gjithmonë nëse largohet Kavani. Sulmuesi Malazez mund të kalojë në Napoli në rast se Montela do të ulet në pankinën e bardhekaltërve. Ndërsa Osvaldo nuk po kalon një situate të mirë të skuadra e Romës. Ndryshimi i ambientit ndoshta do të bënte që ai të luante çdo ndeshje dhe të rifitonte një vend në kombëtaren Italiane. Me 50 milion euro që mund të sjell shitja e Kavanit, De Laurentis do ta ketë më të lehtë ndërhyrjen në merkato dhe ndërtimin e një skuadre kompakte për kampionat dhe Chempions Ligë.

/Ora News.tv/