Ipeshkvi i Dioqezës së Romës Angelo De Donatis ka dalë pozitiv me koronavirus.

Donatis është kardinali i parë që diagnostikohet pozitiv me COVID 19.

Ai është shtruar në spitalin Gemelli të Romës me ethe ku po merr mjekim.

Mediat italiane raportojnë se është në gjendje të mirë, dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë vetëizoluar.

Me rastin e Donatis shkon në 7 numri i të infektuarve në Vatikan.


/Ora News.tv/