David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në ShBA, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në Tonight Ilva Tare tha se Brukseli nuk ka shqetësime për marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Erdogan. Në një lidhje me skype nga SHBA për Ora News, Phillips tha se afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE.

Intervista dhënë për gazetaren Ilva Tare

Ilva Tare: Mirëmbrëma zoti Phillips, kënaqësi që të kam në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë.

David Phillips: Mirëmbrëma, faleminderit shumë.

Ilva Tare: Besoj se e keni dëgjuar përgjigjen që i dha shqetësimit të shprehur nga ana juaj në një intervistë për Zërin e Amerikës në lidhje me orientimin e Shqipërisë apo mesazhet e dyfishta që dërgonte drejt perëndimit, por edhe drejt Turqisë apo vendeve të tjera që mund të përbënin rrezik për stabilitetin e Shqipërisë. Keni një koment për përgjigjen që ktheu zoti Rama?

David Phillips: Në intervistën time  për Zërin e Amerikës kryeministri Rama ka interpretuar diçka që kam thënë që ishte diçka shumë pranë të vërtetës. Ajo ka të bëjë me një përgjigje jo shumë të qartë. Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë për qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me Turqinë dhe vendet e tjera perëndimore.

Ilva Tare: Rama tha se në Bruksel nuk ka shqetësim për marrëdhënien e Shqipërisë me Erdogan, po në SHBA?

David Phillips: Le ta qartësojmë fillimisht marrëdhënien me BE me Turqinë. PE ka votuar për të pezulluar procesin e anëtarësimit dhe Junker ka deklaruar se Turqia  nuk do të anëtarësohet në një kohë të shpejtë dhe Shqipëria nuk  duhet të mbajë një shoqëri të afërt me Turqinë pasi e sjell Shqipërinë më larg me BE. SHBA janë të shqetësuara, ka vetëm një pikëpamje. SHBA nuk kanë një mik të mirë se Shqipëria në këtë rajon. Ne duam të mbajmë këtë bashkëpunim të ngushtë e sidomos kur ka çështje shumë shqetësuese për atë që Turqia po luan si rol në Rajon duke blerë edhe raketa nga Rusia, duke mbështetur grupime të tjera në Rusi. Ne duam ta mbajmë Shqipërinë afër me Perëndimin, pasi Shqipëria dhe SHBA kanë vlerësim të ndërsjelltë dhe këto marrëdhënie të ngushta me Turqinë nuk janë në interes të Shqipërisë dhe nuk janë dicka që e duan BE dhe SHBA.

Ilva Tare: Kryeministri Rama është shprehur mbrëmë në Ora News se ai është i interesuar për çdo investim që mund të kryejnë kompanitë e ligjshme sa i takon vendit të origjinë, përfshi edhe ato turke, pasi Turqia dhe investimet e tyre në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë rrezik për sovranitetin apo kërcënim për Shqipërinë.

David Phillips: Do të doja të dija se nga vinë paratë, ka shumë akuza për asete publike përfshirë Telekomin dhe teknologji të tjera dhe sigurisht është një situatë e sikletshme për të ndërtuar një aeroport në Vlorë.  Këto asete të mëdha infrastrukturore dhe të telekomunikacionit janë të konsiderueshme dhe ndoshta mund të jenë praktika korruptive dhe duhet një monitorim më i madh. Duhet të jetë një qartësim që nuk ka mënyra të jashtëligjshme  dhe duhet parë që politikanët shqiptarë nuk përfitojnë nga kjo marrëdhënie me Turqinë.

Ilva Tare: Sa të rrezikshëm e shihni realisht shqetësimin për një ndikim rus apo turk në Shqipëri në kushtet kur sondazhet flasin për një qasje të fortë perëndimore të Shqipërisë, 90% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE. A është shqetësimi juaj, sic u shpreh Rama jashtë realitetit, apo ka të vërtetë në të?

David Phillips: Ata kanë qenë përgjegjës për krime shumë të mëdha, pra Turqia. Dua të shoh që Shqipëria të ruajë sovranitetin e saj, të bëhet me e hapur dhe një aleat më i besueshëm në NATO. Zoti Rama nuk duhet t'i bashkohet të tilla frymave ndërkombëtare. Shqipëria duhet të mbetet një vend sovran dhe sa më shumë ta zhvillojë këtë marrëdhënie me Turqinë aq më shumë dëmtohet kjo gjë. Kjo është mundësia më e mirë që Shqipëria të përfitojë nga të gjitha marrëdhëniet, jo vetëm nga BE, por edhe nga partnerë të tjerë.

Ilva Tare: Faleminderit zoti Phillips! Mbrëmë patët një ftesë indirekte nga kryeministri për tu takuar për të pirë një kafe dhe për të sqaruar qëndrimet dhe për të dhënë argumentat tuaja në lidhje me shqetësimin që keni shprehur. Nuk e di si do ti përgjigjeshit kësaj ftese.

David Phillips: Unë e kam pritur kryeministrin në Universitetin Colombia, ai është takuar me lider të tjerë, ne kemi biseduar atje. Interesi im është vetëm në një Shqipëri të mirë, një të mirë të përbashkët në rajon dhe kjo përputhet me interesat. Do të pija një kafe me kryeministrin Edi Rama në çdo kohë, por kur ne flasim nuk ka asnjë biznes që kryhet për të kompromentuar asetet e qytetarëve shqiptarë apo që minon prosperitetin e tyre. Prosperiteti i një qytetari nuk duhet marrë prosperitetin e një kombi të gjitë dhe territori shqiptar me lidershipin e tij janë në rrezik jo vetëm sovraniteti i Shqipërisë, por edhe i Kosovës. Sovraniteti i këtyre vendeve duhet të mbetet një, duhet të ketë zhvillim ekonomik, duhet të ketë mbajtje të territorit të përbashkët që të diskutohet më pas për interesa. Kjo është dicka që SHBA duhet ta shohin dhe për këtë të shpresojmë.

Ilva Tare: David Phillips, faleminderit për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me lajmet qëndrore në Ora News.

David Phillips: Faleminderit shumë, natën e mirë.

INTERVISTA E PLOTE me kryeministrin Rama.

Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë kërcënim, nën vëzhgim grupi që tentoi puçin



/Ora News.tv/