Një temë mjaftë interesante, e diskutuar në emisionin e mëngjesit “Dite e Re”, ishte dhe dashuria që shqiptarët kanë për kafshët shtëpiake. 

Gjatë bisedës në studio, ku i ftuar ishte mjeku veteriner Martin Llazani, doli në pah se shoqëria shqiptare, kohët e fundit ka një ndërgjegjësim për sa i përket këtij pjesëtari të ri në shtëpi.

Ai tha se janë të shumtë ata që shpenzojnë shuma marramendëse, për të pasur një kafshë shtëpiakë në shtëpitë e tyre.

Këto shuma, tha ai, shkojnë deri në blerjen e një kafshe në vlerën e 15 mijë euro.

Martin Llazani: "Është bërë shumë modë. Sidomos e këtyre racave chow chow dhe Pomerani. I marrin njerëz që nuk kanë informacion për qenin. Po thotë u sa i bukur dhe e dua. Por chow chow në Shqipëri është problem sepse pas 3 muajsh shfaqin probleme me lëkurën."

Arjola Shehu: "Kush është qeni më i shtrenjtë?

Martin Llazani: "Pomerani është tani numër 1 që shkon deri në 11 mijë euro dhe 15 mijë mund të shkojë. Është peshë e vogël shumë dhe gjithë problemi është tek hunda me hark sepse është më e rrallë. Por janë shumë problematikë. Mbas dy vitesh i bie e gjithë qimja."

/Ora News.tv/