Një burrë 36 vjeç nuk po e pëlqente më seksin me gruan, prandaj vendosi të kërkonte për një tjetër. Ai gjeti një 23-vjeçare në internet, e cila e kënaq në krevat, por ia "boshatis" xhepat. Në letrën që i ka dërguar psikologes Deidre, shprehet i shqetësuar se dashnorja nuk i jep shumë rëndësi.

Letra: Seksi me dashnorja time është aq i mahnitshëm, por unë i jap para dhe mendoj se po më përdor.

Jam i martuar dhe seksi me gruan time ishte i mirë derisa erdhi në jetë djali ynë i vogël. Magjia u zhduk dhe seksi ishte shumë i rrallë. Shpesh herë, humbisja ereksionin dhe jam tepër i ri që ta pranoj këtë për të gjithë jetën.

Unë jam 36 vjeç, gruaja ime 35 dhe djemtë tanë janë 8 dhe 6 vjeç. Fillova të kërkoj për një të dashur dhe gjeta një vajzë të bukur në internet. Ajo është nga Turqia dhe është vetëm 23 vjeçe. Herën e parë kur e pashë, nuk e besoja se ajo do ia hidhte sytë dikut si unë.

E ftova për të ngrënë dhe më pas shkuam në një hotel me 4 yje. Ishte nata më e bukur e jetës time. Takohemi një herë në disa javë. Ndihem si mbret kur jam me të, por kalon kohë e gjatë derisa takohemi sërish.

Kur ajo nuk është me mua, nuk më hap telefonin dhe më duket sikur nuk ekzistoj për të. Pagova disa fatura për të, karburantin dhe karftën e kreditit, si dhe i kam dhënë hua 1 mijë paund. Por ndjej sikur nuk jam askund në prioritetet e saj, ndërkohë që ajo kryeson për mua.

Nuk janë paratë që i kam dhënë, por ndihem i zhgënjyer që ajo nuk do të më takojë shpesh. Ndonjëherë ndjej sikur më përdor, por kur e takoj, bie sërish në "këmbët" e saj. Unë jam i lidhur financiarisht me të tani që kur i dhashë ato para. Jam i hutuar dhe nuk di çfarë të mendoj.

Deidre: Ti je i shqetësuar për problemet që i ke shkaktuar vetes. Në të gjithë këtë letër, e përmend vetëm një herë gruan ose djemtë. Lindja e dy fëmijëve ka shkaktuar ndryshime në trupin e gruas tënde. Ndër të tjera, fëmijët i kanë ndryshuar jetën. Ajo ka nevojë që ta ndihmosh, jo të ankohesh se seksi nuk është i mirë.

Nuk është magji, por dashuri që duhet ta japësh edhe në momente të tilla. Thuaji të dashurës se aventurës i erdhi fundi. Të ka thënë ndonjëherë se takon të tjerë? Boll pagove faturat e saj dhe hiq dorë nga paratë që i huazove. Dyshoj se do i shohësh sërish.

Fokusohu tek gruaja jote dhe lutu që të mos e ketë kuptuar tradhtinë.

/Ora News.tv/