DASH: Greqia, "spirancë" stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

DASH: Greqia, "spirancë" stabiliteti në Ballkanin

Uashingtoni po e promovon Greqinë si "spirancë stabiliteti në Mesdheun Lindor dhe në Ballkanin Perëndimor".

Kështu u shpreh Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell gjatë një fjalimi ku ai përmendi edhe strategjinë e administratës Trump në Europë, shkruan gazeta greke Ekathimerini.

Mitchell gjithashtu shprehu kundërshtinë e Uashingtonit ndaj retorikës dhe politikave që Turqia ndjek me fqinjët e saj, që janë miq të ngushtë dhe aleatë të SHBA.

Ai tha se SHBA po punon për të patur një strategji me të fortë dhe afatgjatë në Mesdheun Lindor dhe në këtë kontekst, Mitchell tha se Uashingtoni e sheh Qipron si "një shtet të prekshëm që ka nevojë për më shumë vëmendje perëndimore".

Duke folur për Turqinë, ai vuri në dukje se "Shtetet e Bashkuara nuk mund të heshtin kur udhëheqësit e Turqisë frenojnë liritë demokratike dhe sundimin e ligjit, luftojnë Izraelin dhe përdorin retorikë ".

Në këtë kontekst, ai shpjegoi se nëse Turqia vazhdon me blerjen e rakteva ruse S-400, kjo masë do të ndikojë në pjesëmarrjen e saj në programet e bashkëpunimit ushtarak me SHBA, përfshirë prodhimin dhe shitjen e avionëve F-35.

EMISIONET