Modelja shqiptare, Lorena Haliti është bërë pjesë e "haremit" të Dan Bilzerianit. Në disa postime të tij, duket se modelja shijon festat e cmendura me modele të tjera.

Ajo nuk ka hezituar të pranojë edhe sfidat që krijon Dan Bilzeriani. Në një prej videove, Lorena dhe një vajzë tjetër janë të veshura me bikini dhe shijojnë motorët e dëborës kur temperaturat janë shumë të ulëta.  Dan Bilzerian është një ndër meshkujt më të ndjekur në Instagram, i cili njihet për jetën e shfrenuar dhe luksoze.

Lorena jeton prej vitesh në ShBA ku zhvillon edhe karrierën si modele. Para 2 muajsh, ajo mori vëmendje të madhe në Shqipëri pasi mori pjesë në klipin "Rio" të Ledri Vulës.





/Ora News.tv/