Dalin të dhëna të reja: Koronavirusi po vret më shumë burrat sesa gratë për këtë arsye

Dalin të dhëna të reja: Koronavirusi po vret më shumë

Të dhënat e reja kanë konfirmuar se burrat veçanërisht ata të moshuarit, kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirus sesa gratë.

Në Itali, burrat përbëjnë 55 përqind të rasteve dhe 69 përqind të vdekjeve. Kurse në Gjermani, burrat përbëjnë 52 përqind të rasteve dhe 65 përqind të vdekjeve

Edhe Mbretëria e Bashkuar po ndjek një model të ngjashëm, burrat e infektuar nga koronavirusi po vdesin më shumë sesa gratë.

Shkencëtarët mendojnë se një shpjegim mund të jetë që burrat kanë më shumë të ngjarë të përfshihen në 'sjellje të rrezikshme' të tilla si pirja e duhanit, të cilat çojnë në sëmundje kardiovaskulare  dhe rrisin shanset e vdekshmërisë nga koronavirusi.

Ekzistojnë gjithashtu prova që gratë janë më të mira në luftën kundër infeksioneve sepse ato kanë më pak testosteron që është imunosupresiv.

Disa mjekë kanë sugjeruar që këto ndryshime janë aq të mëdha sa burrat dhe gratë duhet të marrin trajtim të ndryshëm për infeksione virale.

EMISIONET