Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e përleshjes fizike mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit që kishte ndodhur kohë më parë pas një debati televiziv.

Gazeta Sinjali ka siguruar videon e rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po transmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore.

/Ora News.tv/