Dalin në gjykatë të akuzuarit për tjetërsimin e 68 mijë metër katror tokë në Gjirin e Lalzit

Dalin në gjykatë të akuzuarit për tjetërsimin e 68

Gjykata e Durrësit mbajti sot seancën për vlerësimin e masave të sigurisë për 17 nga 20 personat e arrestuar për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtëtërore kryesisht në zonën turistike  të Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit.

Mes të arrestuarve janë  ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë. Tre persona janë shpallur në kërkim.

Per 9 të arrestuar u dha masa e sigurisë "arrest me burg", për 5 u dha "arrest ne shtepi" dhe per 3 u dha "detyrim me paraqitje"

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.

Tjetërsuan 68 mijë metra katror tokë, pranga 20 punonjësve dhe ish-punonjësve të Kadastrës në Durrës

Operacioni u kodua "Rodoni"


"Arrest me burg"  

Ardian Iljazaj

Bledar Zerba

Renaldo Pastërma

Delis Kapxhiu

Mikel Zaho

Sulejman Ibrahimi

Gjon Proja,

Albert Doda

"Arrest shtëpie" 

Ardian Kona

Rovin Zeqja

Enver Shima

Latif Mullahi

Luigj Bushaj

Lekë Ndoj

Detyrim me paraqitje 

Malvina Deçka

Edlira Nova

Gjergj Bushaj




EMISIONET