Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja tragjike që shokoi Rusinë.

Disa ditë më parë, historiani 63-vjecar pranoi se kishte vrarë ish-studenten e tij, 24-vjecaren Anastasia Estesenko, me të cilën kishte një lidhje dashurie.  

Avokati i Oleg Sokolov konfirmoi se klienti i tij kishte tentuar vetëvrasjen gjatë skenës së krimit.

"Kjo përpjekje u bë të premten e kaluar në banesën e tij," tha avokati Alexander Potshev Agjencisë Franceze, sipas policisë.

Historiani u gjet nga policia pasi ra në lumin e akullt Moika dhe brenda çantës së tij të shpinës u zbuluan krahu i studentes.

“Ai e pranoi fajin”, tha avokati i tij Alexander Pochuev për AFP.

Historiani u trajtua për hipotermi në një spital të dielën.

Sokolov raportohet se ishte i dehur dhe ra në lumin Moika në Shën Petersburg ndërsa po përpiqej të asgjësonte pjesët e trupit të studentes.

Pas sistemimit të kufomës, ai rrëfeu se kishte planifikuar të bënte vetëvrasje në kalanë “Peter and Paul Fortress”, një nga monumentet më të famshme të kryeqytetit perandorak, i veshur si Bonaparte.

Profesoi i historisë në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburg qëlloi dhe më pas vrau të dashurën e tij gjatë një debati dhe më pas i preu këmbët, kokën dhe krahët.

/Ora News.tv/