Dafina Zeqiri zbulon defektet në trup

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka folur shumë hapur me fansat e saj në Instagram.

Ajo ka treguar se nuk është perfekte duke zbuluar të gjitha defektet në trup.

Dafina tregoi se ka celulit, variçe e strija por shprehet se ka mësuar të pranojë trupin e saj.

Ndërsa theksoi se jemi magjik me të metat dhe gjithçka kemi.

“Unë kam celulit, variçe, madje edhe dje gjeta një. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua edhe strijat. E di që “disa” njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe Dielli bëjnë magji. Sepse ti je magjike me të metat dhe me gjithçka që ke…

Modeli i flokëve? Më pëlqen. Kjo është ajo që ka rëndësi! Të pasmet e vogla? Po, i dua! Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.

Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa. Bëj çfarë të duash, kush është perfekt? Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”,- shkroi Dafina.


EMISIONET