Këngëtari i njohur shqiptar, Dafi Derti zbuloi një detaj që nuk e dinim rreth studimeve të tij. Në emisionin "Casa de los 3s" në RTV Ora, artisti zbuloi se ka përfunduar shkollën e lartë për Shkencat Politike.

I pyetur se kë do ftonte për darkë, Dafi Derti tha emrin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Dafi Derti: Mund të darkoja, bisedoja në anë miqësore. Ai person që do flas, që e mendoj se është shumë i rëndësishëm, nuk është se mund ta ftoja për dicka tjetër. Është në politikë. Edhe unë në politikë jam deri diku se kam mbaruar shkenca politike, kështu që mund të darkoja me Angela Merkel.

/Ora News.tv/