Ne i kemi vijat tona të kuqe, dhe njëra prej tyre është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës. Për çdo problem tjetër, ne jemi të gatshëm për të ofruar zgjedhje praktike. Kështu ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili pritet që këtë qëndrim t`ia bëjë me dije edhe sekretares amerikane të shtetit, Hillary Klinton dhe Përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropia për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton. “Ky do të jetë thelbi i dialogut tonë. Por, ne gjithashtu presim që rrethanat e tanishme të jenë të shoqërura edhe me përshpejtimin e integrimit të vendit tonë ", ka thënë Daçiç . Kryeministri serb ka thënë se nuk do të ketë kushte të vështira që do të caktohen dhe askush nuk do të shantazhojë autoritetet e Beogradit me njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Siç mëson Blic, temat kryesore të dialogut politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë të përcaktuara nga Brukseli. Temat janë prezantuar edhe në takimin e parë joformal në mes të Thaçit dhe Daçiçit në Bruksel. Por mund të ndodh që vetë Ashton të dorëzoj listën temave në dialogun e ardhshëm në mes Prishtinës dhe Beogradit. Temat e dialogut politik pritet të jenë institucionet paralele në veri të Kosovës, por edhe ato që Prishtina duke ofruar në territorin me popullsi të madhe serbe. BE dhe SHBA-të dhe më parë kanë kërkuar nga Beogradi pezullimin e institucioneve paralele, por, siç mëson Blic, një marrëveshje mbi transparencën e financimit të institucioneve serbe pritet të arrihet deri në takimet e ardhshme. Temë e dialogut politik pritet të jetë edhe pjesëmarrja e Kosovës në takimet rajonale. Po ashtu, është e mundur që njëra nga propozimet të jetë edhe themelimi i zyrave ndërlidhëse në mes Beogradit dhe Prishtinës. Brukseli dhe Uashingtoni janë duke këmbëngulur për hartimin e një platforme, gjë që lidershipi serb është prapa. Ndërsa këtë platformë, Kuvendi i Serbisë pritet ta miratojë deri në fund të vitit.

/Ora News.tv/