Daçiç: Rusia e gatshme të bëhet pjesë e dialogut

Daçiç: Rusia e gatshme të bëhet pjesë e dialogut

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç deklaron "Rusia është e gatshme të bëhet pjesë e dialogut në Bruksel, nëse zgjerohet formati i bisedimeve"

Daçiç tha për RTS se do të ketë edhe një vizitë të presidentit rus, Vladimir Putin, në shtator të këtij viti në Serbi.

Daçiç ka folur edhe për Aleksandër Vuçiç duke thënë se ai është kërcënuar vazhdimisht, duke mos specifikuar më shumë.

“Të gjitha kërcënimet që vijnë tregojnë se ka një shkallë të lartë jo vetëm të urrejtjes, por edhe një çmenduri irracionale që ekziston rreth nesh kur është fjala për Kosovën”, tha Daçiç.

EMISIONET