Rama: Do kthehem nga Stambolli me çadra. Të jepen me përgjegjësi dhe të mos bëhet tregti me to

Rama: Do kthehem nga Stambolli me çadra. Të jepen me

7400 banorë të prekur nga tërmeti, kryesisht në zonat rurale janë aktualisht të akomduar në çadra.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kordinatori i emergjencave Bledi Çuçi tha se të gjithë janë të pajisur me çadra, por 40% e tyre kanë nevojë për zëvendësim të tyre me çadra dimërore.

Ndërsa kryeministri porositi që çadrat të jepen me përgjegjësi, pasi do të mbeten pjesë e logjistikës të emergjenca për raste të tjera të fatkeqësive natyre siç janë përmbytjet.

Çuçi: Gjithë popullsia rurale nuk pranon të zhvendoset në hotele. Me gatishmërinë që kemi marrë nga vendet partnere i plotësojmë shumë shpejt nevojat.

Xhaçka: Kemi një kontigjent të ardhur me çadra dimërore dhe katër stinët. Duhet bërë një diferencim për ata që kanë fëmijë të vegjël.

Rama: Të gjitha çadrat do tu jepen me përgjegjësi personave. Jo shko ngul çadra dhe ik dhe pastaj fillon tregtia e çadrave. Duhet të jenë aty për çdo emergjencë, fillojnë përmbytjet. Nuk mund të jetë merre dhe mos e kthe më, përdore për bagëti ose jepe me qira.

Çuçi: I kemi plotësuar pothuajse të gjithë, çështja është zëvendësimi i çadrave. 7400 persona janë në çadra, 30% kanë nevojë për zëvendësim. Por kërkesat i kemi marrë bruto.

Rama: Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Dhe direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim.



EMISIONET