Covid -19 thellon përplasjet

Covid -19 thellon përplasjet

Ditët e fundit janë shtuar përplasjet lidhur me origjinën dhe përhapjen e Covid - 19.

Grupi Mediatik i Kinës ka publikuar së fundmi një koment, ku  hedh poshte argumentet qe perdor Steve Bannon, ish-strategjist  i lartë i  presidentit amerikan Donald Trump,lidhur me pandemine.

Në intervistat e tij të fundit, Steve Bannon-i ka kritikuar modelin e luftës së Kinës kundër virusit, duke i kërkuar Kinës të "mbajë përgjegjësi ekonomike" për pandeminë.

Bannon ka përhapur vazhdimisht "virusin politik" me mendësinë e Luftës së Ftohtë, për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Me përhapjen e pandemisë Steve Bannon-i duket sikur ka gjetur hapësira të reja për "virusin" e tij. Në një intervistë të kohëve të fundit, ai  kritikoi partinë në pushtet në Kinë se "synon uljen e përhapjes së brendshme të epidemisë dhe nuk u kushton rëndësi vendeve të tjera të botës", për të nxitur kundërvënien midis Kinës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Por gënjeshtrat e radikalit Bannon nuk mund të ndryshojnë faktet, theksohet në komentin e CMG-së. Që nga shpërthimi i epidemisë, Kina u ka qëndruar gjithmonë parimeve të hapjes, transparencës e përgjegjshmërisë, duke i raportuar në kohën më të parë OBSh-së, duke ndarë renditjen gjenetike të virusit dhe duke zhvilluar bashkëpunim ndërkombëtar mes ekspertëve për parandalimin dhe kontrollit të epidemisë. Siç tha Gauden Galea, përfaqësuesi i lartë i OBSh-së në Kinë, ai mori njoftim zyrtar nga Kina që më 31 dhjetor. Që nga 3 janari, Kina filloi t'u raportonte rregullisht OBSh-së dhe vendeve e rajoneve të tjera, duke përfshirë ShBA-në, situatën e epidemisë. Ndër ekspertët e dërguar në shkurtin e këtij viti nga OBSh-ja për inspektim në terren në Kinë, dy ishin amerikanë. Kina ka shfaqur transparencë të padiskutueshme.

Lidhur me kërkesën e Bannon-it për të ashtuquajturin "kompensim për përgjegjësi", në koment thuhet: "Kjo nuk gjen asnjë bazë ligjore dhe nuk përputhet me normat ndërkombëtare. Zëdhënësi i diplomacisë kineze ka vënë në dukje se, si për gripin H1N1 që filloi në vitin 2009 në ShBA dhe preku 214 vende e rajone, ashtu edhe për krizën financiare të vitit 2008 të shkaktuar nga tregu amerikan, bashkësia ndërkombëtare nuk i ka kërkuar asnjëherë ShBA-së kompensim. Atëherë, pse duhet të paguajë Kina për epideminë e tanishme, duke mos përmendur pastaj se shumë udhëheqës të vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare e kanë vlerësuar rolin e Kinës si kontribuese dhe bashkëpunëtore e rëndësishme në betejën globale kundër epidemisë".

Në fund të komentit bëhet përsëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar. "Epidemia është fatkeqësi natyrore dhe nuk ka kufij shtetërorë. Para epidemisë, Kina dhe ShBA-ja 'janë në të njëjtën barkë' dhe bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e drejtë", shkruan CMG-ja.

/Marre nga CRI/

EMISIONET