Shtyrja e vaksinimit nga fruthi rrezikon mbi 117 mln fëmijë në të gjithë botën për shkak se procesi është ndërprerë për shkak të situatës me covid 19. Për këtë arsye OBSH bën thirrje të merren masa të menjëhershme për vijimin e vaksinimit.

Mbi 117 fëmijë në të gjithë botën rrezikojnë jetën për shkak pandemia e covid 19 ka shtyrë vaksinimin nga fruthi. Duke vënë në dukje se fushatat e imunizimit të fruthit janë vonuar në 24 vende dhe do të anulohen në 13 të tjera, Organizata Botërore e Shëndetit dhe UNICEF nëpërmjet një deklaratë bën thirrje të nisi gjurmimi i fëmijëve të pavaksinuar.

Duke paralajmëruar se miliona fëmijë në 37 vende mund të humbasin jetën, deklarata risjell në vëmendje udhëzimet e reja të OBSH për të ndihmuar vendet të vijojnë me shërbimet e imunizimit gjatë pandemisë.

"Nëse zgjedhja e vështirë për të ndaluar vaksinimin është bërë për shkak të përhapjes së COVID-19, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të intensifikojnë përpjekjet për të gjurmuar fëmijët e pa vaksinuar, në mënyrë që popullsitë më të prekshme të mund të pajisen me vaksina të fruthit sa më shpejt që të bëhet e mundur kështu ”, thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2018 humbën jetën mbi 140 mijë persona, shumica e të cilëve fëmijë dhe foshnje. Ndërkohë kjo situatë mund të parandalohej, pasi për më shumë se 50 vite ka një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër fruthit.

/Ora News.tv/