Një çift bashkëshortësh nga Tropoja kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Mësohet se ata janë infektuar nga motra e gruas e cila kishte ardhur nga Italia dhe e kishte kaluar koronavirusin.

Problem është fakti se ata kanë lëvizur duke mos e ditur se janë të infektuar.

Fillimisht janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Bajram Currit, të cilët i kanë adresuar në qendrën shëndetësore të lagjes "Partizani".

Kjo e fundit ka marrë analizat dhe i ka dërguar në Tiranë dhe sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se rezultatet e tyre janë pozitive.

Infeksioni mund të ketë kaluar në shumë njerëz.

/Ora News.tv/