Covid-19, Romelu Lukaku dhuron 100 mijë euro për spitalin e Milanos

Covid-19, Romelu Lukaku dhuron 100 mijë euro për spitalin e Milanos

Romelu Lukaku i shtohet listës së lojtarëve që kanë zbritur personalisht në fushë për të ndihmuar ekonomikisht strukturet spitalore në Itali për emergjencën e koronavirusit. 

Nëpërmjet profilit zyrtar të Interit, sulmuesi belg ka lajmëruar se do t’i dhurojë 100 mijë euro spitalit “Shën Rafel” të Milanos dhe ka ftuar tifozët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Në këto momente duhet të qëndrojmë të bashkuar në shtëpi. Italia është një vend i mrekullushëm që ka bërë shumë gjëra të mira për mua dhe familjen time. Për këtë arsye unë dua të ndihmoj këtë vend dhe do bën një dhurim prej 100 mijë eurosh për spitalin “Shën Rafael”. Do të jetë shumë pozitive sikur edhe ju të ndihmonit njerëzit e shumtë në spital. Jemi të gjithë bashkë,” u shpreh sulmuesi belg.

EMISIONET