COVID-19, qeveria italiane ndërpren udhëtimet për në Siçili

COVID-19, qeveria italiane ndërpren udhëtimet për në

Qeveria italiane vendosi ndërprerjen e udhëtimeve detare dhe ajrore me Siçilinë njësoj siç bëri edhe me ishullin e Sardenjës.

Qëllimi është parandalimi i përhapjes së koronavirusit në vend. Do të lejohen vetëm transporti i mallrave ushqimorë si dhe i personave që kanë emergjencë shëndetësore.

Ndërkohë, 5 fshatra në Kampania janë izoluar totalisht nga pjesët e tjera të vendit. Kjo erdhi pas 16 personave të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19.

Në të njëjtën kohë, në Itali po ndjehet një “fije” optimizëm në lidhje me përdorimin eksperimental të një ilaçi që përdoret zakonisht për artritin, por këto ditë ka prova që përmirëson gjendjen e pacientëve me pneumoni të rëndë për shkak të COVID-19.

Në qytetin Lenniano, në rajonin e Lombardisë, mjekët shprehen për televizionin Rai se simptomat e pneumonisë ishin më të rënda në katërmbëdhjetë pacientë nga 16 të testuar.

"Këto rezultate na bëjnë mesatarisht optimistë dhe për këtë arsye do të nisë një fazë më e gjerë eksperimentale në të gjithë vendin," thanë mjekët në Institutin e Kërkimit Shkencor Pascale në Napoli.

EMISIONET