Covid-19 prek Tropojën, një çift rezulton pozitiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2020, 22:47
Covid-19 prek edhe qytetin e Tropojës. Burime nga spitali i Tropojës bëjnë me dije se një çift është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Aktualisht ata po janë duke u trajtuar në shtëpinë e tyre.
Mësohet se çifti është nga fshati Berbat, ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik.