Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 195 viktima e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 31,106.

Numri i personave aktual të infektuar më koronavirus ka zbritur në 78,457 e janë 2,805 të infektuar më pak se një ditë më parë.

Numri i pacientëve të shëruar ka rritur sot në 112,541 e janë 3,502 të shëruar më shumë në këto 24 orët e fundit.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia, numri i viktimave është baraz me gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të viktimave të shënuar në nivel kombëtar. Në këtë rajon numri i viktimave ka arritur sot më 15,185.

Në 24 orët e fundit në këtë rajon janë regjistruar 69 viktima më shumë e 394 raste pozitive.

Në rajonin e Umbrias në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 viktimë, asnjë rast pozitiv e 4 pacientë të shëruar nga Covid 19. Në këtë rajon të pozicionuar gjeografikisht në zonën e Italisë Qëndrore, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus është 72 e 1,419 të infektuar që nga nisja e përhapjes së virusit.

Në rajonin e Piemontes në Veri të Italisë në 24 orët e fundit ajën regjistruar 32 viktima e 169 të infektuar më shumë.

Rajoni i Toskanës po në veri të Italisë ka regjistruar 5 vikitma më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Ligurias sot janë regjistraur 13 viktima e 67 të infektuar më shumë.

Në Itali deri më sot janë kryer 2 735 628 tampone.

/Ora News.tv/