COVID-19 në Britani, 621 viktima në 24 orë, 4934 në total

COVID-19 në Britani, 621 viktima në 24 orë, 4934 në total

Edhe Mbretëria e Bashkuar është duke u përballur me një situatë të vështirë të shkaktuar nga COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 621 viktima duke e çuar numrin total në 4,934.

Ndërkohë numri i të infektuarve tashmë është 47,806 personave.

Shteti me bilancin më tragjik është Anglia ku vetëm ditën e fundit u regjistruan 555 viktima ku gjithsej numërohen 4,494 të vdekur.

Të dhënat e regjistruara këtë të dielë në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë një rënie të ulët të numrit të viktimave.

Ditën e djeshme u regjistruan 708 viktima ndërkohë që të dielën 621.

Ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar rritje ku të shtunën ishin 3,735 raste të reja ndërkohë që sot u regjistruan 5,903.

EMISIONET