Moska do të mbyllë të gjitha restorantet, kafenetë, baret, dyqanet dhe parqet nga 28 Mars deri më 5 Prill për "pushimet në shtëpi" të njoftuara nga Presidenti Rus Vladimir Putin të mërkurën e 25 marsit.

Lajmin e konfirmoi , tha kryenbashkiaku i Moskës Sergej Sobyanin në një deklaratë.

"Kufizimet e paraqitura sot janë të pashembullt në historinë moderne të Moskës dhe do të krijojnë shumë shqetësime për jetën e përditshme të çdo personi. Por më besoni, ato janë absolutisht të nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e infeksion koronavirus dhe zvogëlojnë numrin e rasteve", tha Sobyanin ditën e sotme.

Përjashtime do të bëhen për dyqanet ushqimore dhe farmacitë, dhe restorantet që ofrojnë ushqim gjithashtu lejohen të qëndrojnë të hapur, shkruan CNN.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë shtuar 182 raste të konfirmuara të koronavirusit, 136 prej të cilave janë në Moskë. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani arrin në 840, me tre vdekje, sipas autoriteteve shëndetësore ruse.

Qeveria ruse gjithashtu ka ndaluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare duke filluar nga data 27 Mars.


/Ora News.tv/