Covid-19 infekton ekonominë në SHBA: Mbi 33 mln të papunë që nga muaji mars

Covid-19 infekton ekonominë në SHBA: Mbi 33 mln të papunë

Covid-19 po shkakton shumë viktima në të gjithë botën dhe sidomos në SHBA i cili është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve.

Mirëpo në krizë eshtë futur edhe ekonomia amerikane.

Javën e shkuar kanë aplikuar për pagesën e papunësisë 3,2 milion qytetarë, shkruan BBC.

Me të dhënat e fundit, numri i personave që kanë aplikuar për pagesën e papunësisë në SHBA që prej mesit të muajit mars ka shkuar në 33,3 milion ose 20% e forcës punëtore.

Numri i kërkesave të reja të raportuara çdo javë nga Departamenti i Punës është ulur që prej rekordit  prej 6.9 milion kërkesash në Mars, por ato mbeten sërish jashtëzakonisht të larta.

EMISIONET