Ekonomia e Britanisë së Madhe u tkurr me 2% në tremujorin e parë të vitit 2020, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2019, sipas të dhënave të PBB-së të lëshuara ditën e sotme nga Zyra e Statistikave Kombëtare në vend.

Kjo tkurrje është nga efektet e drejtpërdrejta të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) dhe masave të qeverisë të marra për të zvogëluar transmetimin e virusit.

PBB-ja e Mbretërisë së Bashkuar është kontraktuar me 5.8% vetëm në mars, rënia më e madhe mujore që nga viti 1997.

Deri më tani në Britaninë e Madhe janë shënuar 32,692 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 226,463 të infektuar.

/Ora News.tv/