Festivali Europian i Këngës, Eurovison 2020 i cili ishte parashikuar të mbahej në muajin maj në Roterdam të Holandës, është anuluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Njoftimin e ka bërë të ditur faqja e zyrtare e eventit muzikor.

Mësohet se ekziston mundësia që ky festival të mbahet në vitin 2021.

Në edicionin e 64 të Eurovizionit do të merrte pjesë dhe Shqipëria e cila do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara me këngën 'Shaj'.

/Ora News.tv/