COVID-19, 12 mijë mjekë dhe infermierë përfundojnë me sukses misionin në Hubei

COVID-19, 12 mijë mjekë dhe infermierë përfundojnë me

Një total prej 12 mijë anëtarësh të stafit mjekësor që mbështetën provincën Hubei, provinca kineze e goditur më rëndë nga koronavirusi i tipit të ri, përfunduan me sukses misionin e tyre dhe u larguan të martën pasi situata epidemike është lehtësuar shumë, thanë të premten autoritetet shëndetësore të Kinës.

Mjekët që largohen janë kryesisht ata që punojnë në spitalet e improvizuara dhe të caktuara për raste jo të rënda, tha Guo Yanhong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë në një konferencë për shtyp.

Specialistët dhe ekipet mjekësore që trajtojnë raste të rënda janë ende duke punuar në Hubei dhe do të qëndrojnë derisa të përfundojnë të gjitha misionet mjekësore.

Pasi të kthehen në vende te tyre anëtarët e personelit mjekësor do të çlodhenë në karantinë dhe do t'u nënshtrohen vëzhgimit të vazhdueshëm mjekësor, shtoi Guo

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET