Corriera përpilon listën, Hysaj napoletani i 7-të më i shtrejtë

Corriera përpilon listën, Hysaj napoletani i 7-të më i

Skuadra e Napolit po shkëlqen në këtë fillim sezoni në Seria A, ku në 14 javë ka arritur të fitojë 12 dhe të barazojë 2 ndeshje, duke marrë edhe kryesimin me +2 pikë nga Interi i vendit të dytë.

Këtë të premte “të kaltërit” presin në “Sao Paolo” kampionët e Juventusit dhe një fitore do i jepte një motiv më shumë për të besuar tek titulli kampion që i mungon skuadrës që në sezonin 1989-1990, sezon kur aktivizohej edhe Diego Armando Maradona.

Në prag të ndeshjes me “Zonjën e vjetër”, italiania Corriera Della Sport, ka përpiluar një listë me lojtarët më të shtrejtë të skuadrës së Napolit, me shqiptarin Elseid Hysaj që rënditet në vendin e 7-të, me një vlerë 25 milion euro. Përpara tij qëndrojnë lojtarë si Dries Mertens, Ghoulam, Milik, Hamshik, Koulibali, dhe Insigne që vlerësohet nga drejtuesit e Napolit 100 milionë euro.

EMISIONET