Trajneri i sektorit të të rinjve te Partizani, Niko Coçli kishte nota kritike për homologun e larguar tashmë nga të kuqtë, Franco Lerda.

Në studion e "Ora Sport", Coçli u shpreh se italiani u fut në lojë me mentalitetin për të marrë një barazim, pasi aplikoi një sistem totalisht mbrojtës.

"Në momentin që moduli i skuadrës ka qënë 4-3-3, ditën e ndeshjes, skuadra ka luajtur me 5-4-1. Është një sistem mbrojtës i paaplikuar te Partizani. Nuk është një modul që të jep pikë për të fituar ndeshjen, për më tepër një derbi. Ky është modul mbrojtës. Ai ka shkuar me mentalitetin italian për të marrë një pikë në derbi. Nëse një trajner kërkon që të mbijetojë duhet të fitojë derbin. Edhe nëse nuk fiton kampionatin, vazhdimësia arrihet duke fituar derbin," përfundoi Coçli.  

/Ora News.tv/