Sonila Meço gjatë intervistës në emisionin “Why Not” në TV Ora ka treguar për vështirësitë apo problemet që ka hasur gjatë karrierës në gazetari.

Roza Lati: Je censuruar ndonjëherë për emisionet e tua apo me ndonjë të ftuar që mund të kesh hasur probleme, nuk ta kanë dashur politikat e televizionit, si ia ke bërë në këto raste?

Sonia Meço: Patjetër. Unë kam pasur të ftuar që ka qenë i rëndësishëm për momentin për të cilin pronarët, drejtuesit, linjat editoriale të televizionit nuk kanë qenë dakort, unë sërish e kam marrë. Është paguar ky çmim edhe me largimin e drejtorit të informacionit të asaj kohe nga televizioni. E kam marrë edhe me çmimin që unë mund të largohem. Ti nuk do ta besosh dot, por kanë qenë figura të një niveli jashtëzakonisht të lartë dhe përfaqësues ndërkombëtarë në Shqipëri të cilët kishin krijuar një konfikt të pa dëshiruar me drejtuesit e televizionit dhe ishin jo të mirëpritur në televizion, por unë i kam marrë jo për t’i bërë sfidë televizionit por sepse zëri i tyre ka qenë i rëndësishëm në atë moment për të dëgjuar opinionin e tyre. 



sonilameco5

/Ora News.tv/