Një shkrimtare polake dhe një austriak fituan çmimet Nobel për Letërsinë,

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke. Dramaturgu dhe romancieri 76-vjeçar u vlerësua për "për veprën e tij ndikuese. Me zgjuarsi gjuhësore  eksploroi periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore", thuhet në deklaratën e Akademisë

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 iu dha shkrimtares polake, Olga Tokarczuk. Romancierja 57 vjeçare u vlerësua për imagjinatën narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një mënyrë jetese.

Akademia Suedeze, që mbikëqyr çmimin prestigjioz, pezulloi vitin e kaluar dhënien e çmimit për të bërë ndryshime në proceset e saj pasi u përfshi në një skandal seksual.

Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i anëtares së Akademisë Katarina Frostenson u dënua me 2 vite burg në tetor për përdhunim.

Frostenson  u tërhoq dhe ngjarjet shkaktuan krizë në Akademi përfshirë pretendimet për konflikte interesit dhe bërjen publike para kohe të emrave të fituesve.

Kjo çoi në rënien e besimit të publikut tek Akademia.

Akademia ka bërë ndryshime edhe në panelin e saj, duke sjellë disa anëtarë të rinj që nga viti i kaluar.

Gjithashtu tani do t'i lejojë anëtarët e tij të japin dorëheqjen dhe nuk do të tolerojë më anëtarët që kanë qenë subjekt i konflikteve të interesave ose hetimeve penale.

/Ora News.tv/