Çmimet në Shqipëri rriten, të ardhurat mbeten në vend

Çmimet në Shqipëri rriten, të ardhurat mbeten në vend

Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri vijojnë të rriten ndërsa të ardhurat mbeten në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit maj çmimet e nëngrupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” pësuan rritjen më të madhe prej 3.3 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2.1 % dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.5 %.

Por përtej kësaj, Eurostat e vlerëson Shqipërinë një ndër vendet më të shtrenjta në rajon për sa i përket produkteve ushqimore ndërsa niveli i të ardhurave mbetet më i ulëti.

Sipas të dhënave të Eurostat niveli i çmimeve është sa 79 % e mesatares së BE ndërsa vendet e tjera të rajonit i kanë çmimet e produkteve ushqimore më të ulëta në një kohë të ardhurat i kanë shumë më të larta se Shqipëria.

Qytetarët ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën ndërsa shprehen se mundohen të blejnë gjërat më të domosdoshme.

Qytetar: "Çmimet rriten, ndërsa rrogat jo. Normalisht që bie niveli i konsumit."

Qytetar: "Të ardhurat janë të ulëta ndërsa çmimet të larta, sidomos të fruta-perimeve."

Në një raport të mëparshëm Eurostat vlerësonte se qytetarët shqiptarë mbeten më të varfërit në Europë dhe në Ballkan. Niveli i të ardhurave për shqiptarët vlerësohet 31% e mesatares së Bashkimit Europian ,një nivel ky më i ulëti nëse krahasohet me të gjitha vendet europiane ndërsa në rajon krahasohet vetëm me Bosnje-Hercegovinën.

EMISIONET