Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump-i shpalli në një konferencë shtypi se "Ligji i sigurisë kombëtare mbi Hong-Kongun", i miratuar nga Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës, e ndryshoi premtimin për "Një vend, dy sisteme" në "Një vend, një sistem". Ai u shpreh se ShBA-ja do të marrë masën e anulimit të trajtimit preferencial të Hong-Kongut si një zonë e veçantë doganore dhe turistike. 

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës publikoi një koment ku shkruan se pala amerikane po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.

“Shkalla e lartë e autonomisë në Hong-Kong nuk gjykohet nga amerikanët dhe baza e politikës "Një vend, dy sisteme", është "Një vend". Banorët e Hong-Kongut dhe investitorët ndërkombëtarë ende gëzojnë liritë e të drejtat e mëparshme sipas ligjit. Qëllimi i hartimit të "Ligjit të sigurisë kombëtare mbi Hong-Kongun" është për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe për të ndaluar dhunën dhe të gjithë e dinë se ShBA-ja ka luajtur një rol mbështetës në trazirat në Hong-Kong në vitet e fundit. Prandaj, ndërhyrja amerikane synon vetëm për të sjellë probleme për Kinën nëpërmjet çështjes së Hong-Kongut. "Liria dhe demokracia" janë justifikim”, thuhet në këtë koment të CMG-së.

Pjesëmarrja e Hong-Kongut në Organizatën Botërore të Tregtisë me emrin "Hong-Kongu i Kinës", gjithashtu është autorizuar me Ligjin Themelor. Të gjitha këto nuk kanë lidhje me ShBA-në.

Drejtori i Departamentit të Financave të Hong-Kongut Chan Mo Po tha se nuk do të ndryshojë epërsia thelbësore e Hong-Kongut si qendër financiare ndërkombëtare dhe në të ardhmen kjo epërsi do të forcohet, sepse Hong-Kongu mbështetet në zhvillimin ekonomik të Kinës. Qendra e ekonomisë botërore do të kalojë nga Perëndimi në Lindje dhe kjo është prirje e pakthyeshme. Prandaj Kina kontinentale është shtylla kryesore e statusit të Hong-Kongut si qendër financiare ndërkombëtare.

Në fund të komentit thuhet se, “pavarësisht se ShBA-ja do të ndërmarrë hapa të mëtejshme, një gjë është e sigurt: ajo nuk do ta mposhtë kurrë Hong-Kongun dhe Kinën. Hartimi i "Ligjit të sigurisë kombëtare mbi Hong-Kongun" do të zbatohet në mënyrë të rregullt dhe asnjë forcë s'mund të pengojë zhvillimin e qëndrueshëm të Kinës”, shkruan CRI.

/Marre nga CRI/  

/Ora News.tv/