“Çmendet” Tayna, ja deri ku udhëton për një puthje me Maluman

“Çmendet” Tayna, ja deri ku udhëton për një puthje me Maluman

Këngëtarja Tayna dhe modelja Kejvina Kthella e kanë shprehur hapur pëlqimin për këngëtarin Maluma. Për këtë arsye, ato kanë gjetur kohë nga angazhimet profesionale për të ndjekur një koncert të artistit.

Mikeshat udhëtuan drejt Cagliari në Itali, së bashku me Xhani Demikën dhe Rina Malsorit.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, ato treguan se e shijuan në maksimum performancën e artistit dhe hitet e tij. Në një moment kur po kërcente, këngëtarja bëri një batutë duke treguar se i ka mësuar vallen kolumbianit.

Kur do të takohej me fansat, Tayna nuk hezitoi ti afrohej që të shkëmbente një puthje dhe të bënte një fotografi me Maluman. Kështu, bukuroshja shqiptare realizoi një prej dëshirave të saj.

Megjithatë, këngëtarja shqiptare mori vëmendjen që i takon. Fansat e Malumas e njihnin mirë dhe disa prej tyre e kanë ndaluar para koncertit për të bërë fotografi me të.

EMISIONET