Juventus nuk heq dorë nga Paul Pogba.

Mesfushori francez po rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në gjysmën e parë të sezonit dhe bashkimi me Manchester United është shtyrë së tepërmi.

E nga kjo situatë kërkon që të përfitojnë kampionët e Seria A, që është gati të bëj çmendurira për ta rikthyer në "Juventus Stadium". Sipas "Tuttosport", një nga Rabiot dhe Dybala mund të përfshihet në negociata për të arritur te kampioni i Botës, i cili kërkohet edhe nga Reali i Madridit dhe PSG.

Megjithatë, eksperienca e mëparshme në radhët e torinezëve pritet të vendos shumë për vendimin e Pogba, që kërkon të ndryshojë sa më shpejt ambient.

/Ora News.tv/