Sigurimi i druve të zjarrit për muajt e dimrit është një hall më vetë për banorët e Korcës, një prej zonave ku dimri është i gjatë e ftohtë.  Por banorët atje ankohen për çmimet e larta dhe abuzime me masën.

Korça është qyteti ku ngrohjen e siguron kryesisht nga lënda drusore. Jemi në muajin nëntor dhe një metër dru zjarri kushton 4500 lekë.

Të moshuarit dhe ata në pamundësi ekonomike e vuajnë më së shumti blerjen e druve të zjarrit, që vit pas viti shënojnë rritje çmimi.

"Janë të shtrenjta, me pensionet që kemi nuk e përballojmë dot."

Ka prej tyre që thonë se për të siguruar ngrohjen shkojnë deri aty sa nuk blejnë ilaçet.

"Edhe ushqimin e lëmë mënjanë, nuk na del dot."

Por veç çmimit, qytetarët përballen edhe me abuzime.

Thonë se 25 copë dru, ose një kubik siç njihet në Korçë, e blejnë 1 700 lekë.

Ndaj korçarët u kërkojnë që strukturat e shtetit të ushtrojnë më shumë kontrolle.

Që në fillim të stinës së ftohtë, çmimi i druve në korcë ka shënuar rritje në krahasim me vitet e shkuara ndaj në këtë situatë, shumë korçarë thonë se ditët e ftohta do ti sfidojnë të mbuluar me batanije.

/Ora News.tv/