Rihanna ka plot tre vite që është fokusuar në kompaninë kozmetike dhe linjën e veshjeve duke e lënë muzikën pas dore. Sipas një fansi, këngëtarja ka regjistruar këngën e saj të re.

Projekti quhet “Private Loving”, teksti i së cilës është shkruajtur nga Rihanna dhe Demarco. Ky do të jetë rikthim i madh i artistes në muzikë pasi do të jetë kënga e parë solo që në vitin 2016.

Është ende e paqartë se sa duhet të presim deri në publikimin e këngës. Por fansat janë të bindur që Rihanna po rikthehet dhe i gjithë rrjeti po “zien”.

/Ora News.tv/