Për ekspertin e ekonomisë, Ardian Civici, për momentin pagesat dhe pagat nuk janë në rrezik.

Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TV Ora, Civici se duhet një konsideratë maksimale ndaj individit, për të mos krijuar asnjë lloj vështirësie në raport me konsumin bazë.

Civici: Për momentin pagesat nuk janë në rrezik, por më shumë është çështja e panikut. Masa pothuajse kaq drastike janë marrë në shumë vende të botës, të cilat po përjetojnë një vështirësi ekonomike. Në pjesë e familjeve jetojnë në varfëri dhe të ardhurat i kanë të lidhura me pagat. Është legjitim shqetësimi për sa i përket konsumit, pagat dhe vetë biznesit. 

Në radhë të parë është individi dhe jo statusi i tij social, prandaj duhet të ketë një konsideratë maksimale ndaj tyre, për të mos krijuar asnjë lloj vështirësie në raport me konsumin bazë.

Duke patur parasysh edhe situatën në Itali, Civici tha se nëse situata do të vazhdojë që të vazhdojë kështu, konsumi do të fokusohet drejt elementeve bazikë, ilaçeve dhe ushqimeve.

Po ashtu, Civici shtoi se nuk kërcënohemi edhe për shumë muaj në vazhdim nga një krizë urie.

Civici: Vendimi i qeverisë italiane dje, që nuk lidhen me nevojat bazë, do të ndërpriten për të mos përhapur virusin. Me kalimin e kohës, nevojat e njerëzve do të ngushtohen drejt gjërave që do të jenë të domosdoshme. Nëse situata do të vazhdojë që të jetë kështu, konsumi do të fokusohet drejt ilaçeve dhe ushqimeve.

Ne jemi një vend i varfër, dhe besoj se zinxhir ushqimor ka rezerve dhe mundësi që të mos përfundojmë në një krizë ushqimore, pasi nuk është folur akoma edhe për vende më të varfra se ne. Nuk mendoj se kërcënohemi edhe për shumë muaj në vazhdim nga një krizë urie. Nëse situata vazhdon gjatë, do të racionizohet sasia ushqimore. Do të fillojnë që të lulëzojnë edhe fenomeneve të ekonomisë informale. Me rritjen e kërkesën normalisht që do të sjellë rritjen e çmimeve. Për momentin leku shqiptar është i mbivlerësuar, deri më tani nuk ka shenja që të zhvlerësohet monedha vendase. 

Shtyrja me 3 muaj të pagimit të këstit të kredive është diçka e mirë. Kjo luftë do të ketë edhe kostot e saj, por nuk do të jetë e mbuluar e gjitha nga shteti. Një pjesë e madhe e qirave shkojnë për konsum, ndërsa një pjesë shkon edhe për të paguar edhe kredia dhe detyrime. 

Civici vuri theksin për masat që duhen marrë për të mos shkuar drejt falimentit, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë që Shqipëria t'i drejtohet borxhit.

Civici: Një pjesë e masave duhet të kenë parasysh që të mos shkohet drejt falimentimit, pasi kostoja që të ringjallen sërish këto kompani do të jetë e madhe. Në Itali kanë paralajmëruar për greva, imagjino që në një situatë të tillë të shpërthejnë grevat. Deri tani izolimi social duket si e vetmja zgjidhja.

Shqipërisë mund t'i duhet dhe mund të marrë borxh. Nëse do të ketë nevojë për para do t'i drejtohet borxhit, por shëndeti i njerëzve është prioritar në këtë momente, dhe instrumentet ekonomike duhet të vihen në shërbim të tyre. 

/Ora News.tv/