City "çmendet" pas yllit brazilian, ofertë faraonike për Gremio

City "çmendet" pas yllit brazilian, ofertë faraonike

Manchester City gjen pasuesin e Gabriel Jesus.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, "Qytetarët" janë futur në garë për sulmuesin e ri të Gremio, Everton. 23 vjeçari konsiderohet si futbollisti më i talentuar aktualisht në kampionatin brazilian dhe Gremio e vlerëson kartonin e tij me 90 milionë euro.

Gjithsesi, kriza që ka kapur klubin pritet të detyrojë drejtuesit të heqin dorë nga kjo klauzolë. Sipas "The Sun", City mund ta bëj të vetin për shifrën e 45 milionë eurove.

Megjithatë, për të arritur te Everton, anglezët duhet të mposhtin konkurencën e Milanit, e cila e ndjek prej kohësh sulmuesin.

EMISIONET