“Vasfije Krasniqi Goodman, na fal.” shkruan Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, në Facebook ditën kur deputetja e PDK-se publikoni nje foto  si dëshmi e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, por duket se është pamje e marrë nga faqet e internetit me përmbajtje pornografike.

Pak kohë më parë  Vasfije Krasniqi Goodman rrëfeu historinë e saj para kongresit amerikan.

Nga ana e saj Brovina vijon të jetë e bindur se ajo foto është e vërtetë. Për TV Dukagjinin në Prishtinë mbrëmë ajo tha se "është e bindur që fotografia nuk është e rreme" dhe se informacionet mbi të do t’ia dorëzojë prokurorisë. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media njoftoi dje se ka ftuar zonjën Brovina të ofrojë dëshmitë që ka dhe se do të hapë hetimet mbi fotografinë e publikuar. Fotografia me pamje të rënda grafike nxiti dhe reagime të shumta. 

/Ora News.tv/