Analisti Aleksandër Çipa është shprehur se në situatën dhe krizën politike të tejzgjatur, ku ndodhet vendi, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

I ftuar në studion e RTV Ora, analisti shtoi se interesi i diplomacisë për të  marrë në shqyrtim krizën në Shqipëri është shtuar.

Beti Njuma: Një përgjigje negative për Shqipërinë do ishte një shuplakë për qeverisjen Rama?

Aleksandër Çipa: Do jetë një argument më shumë për opozitarizmin politik në vend, pse jo edhe një premisë shtesë për përshpejtimin e procesit të parakohshëm të zgjedhjeve.

Beti Njuma: Besoni se do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Aleksandër Çipa: Në këto premisa të krijuara, në këtë situatë dhe krizë të kaq të tejzgjatur ky është një proces jo vetëm i paramenduar, por shpesh sipas arsyetimit tim mund të jetë edhe i pashmangshëm. Në cilësinë time si gazetar që ka interesim të shtuar të diplomacisë, por edhe të Budenstag për ta marrë në shqyrtim krizën e tejzgjatur të politikës shqiptare në vend. Në shtator do e kemi më të shtuar dhe evidente këtë prezencë.

/Ora News.tv/