Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa kërkoi nga kolegët e tij të mos bien në nivelin e gjuhës së Kryeministri Edi Rama, por ti përgjigjen si profesionistë.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Çipa i dërgoi edhe një mesazh Ramës.

Aleksandër Çipa: “Mendoj që më e hijshme për opinionin publik shqiptar dhe shoqërinë tonë është të mos i përgjigjesh me të njëjtën gjuhë një politikbërësi por ti përgjigjesh nga pozita e një profesionisti. Nuk mund ti japim rastin të shkëmbejmë nivelin e fyerjes dhe përdhosjes së etikës një politikani që e bën përditshmërish në Parlament. 

Do i bëja apel të gjithë komuniteti tonë profesional të vazhdojmë këmbënguljen në mënyrë konstruktiviste dhe të adresuar duke i dhënë provën e leximit gërmë për gërmë të drafit që ka kaluar sot me vullnetin e shumicës dhe imponimin e asaj shumice që në dijeninë dhe respektin tim është pakicë. 

Dhe nga ana tjetër do ti bëj me dije kryeministrit, në cilësinë e kryesit të organizatës më të rëndësishme dhe më masive të gazetarëve në Shqipëri, se në kohën e ardhmen do ti japim provën sesa potencues jemi për fatin tonë, përgjegjshmërinë tonë dhe natyrisht edhe vëtërregullimin tonë që e nihilon plotësisht.”

/Ora News.tv/