Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora tha se OSBE është një organizatë roli i së cilës është mbivlerësuar nga Shqipëria.

Aleksandër Çipa: OSBE është një organizatë dhe ndoshta jemi vendi i fundit që e kemi mbivlerësuar rolin dhe autoritetin e saj. OSBE nuk e merr dot kurrë atributin e faktorit ndërkombëtar. Është e konsumuar për shumë arsye. Ne kemi të hapur një debat për dy projektligje që lidhen për mediat e reja, ose online. Vetë OSBE ka qenë evazive për ligjin. Në rastin konkret situata është më problematike sepse situata nuk është në atë debatin tradicional të tranzicionit. Janë 2 palë dhe një ekstra palë, grupet parlamentare që janë në parlament, që nuk kanë mandate të partive tradicionale por janë premisa për të krijuar një qëndrim politik kontrovers, në raport me bipolaritetin tonë politik.


/Ora News.tv/