Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se reagimi i kreut të KED, Ardian Dvoranit, pas kallëzimit të presidentit Meta ishte i matur.

Çipa: Reagimi i Dvoranit që kishte bërë sot ishte i matur, sa i përket komunikimit publik. Pra teksti zyrtar i deklarimit të tij shihet një tekst që shmangte sulmet dhe akuzat e drejtpërdrejta, që Presidenti i ka bërë zotit Dvorani. Ne momentalisht jemi që princërit e gjullurdisë në Shqipëri janë kthyer përsëri në protagonizëm politik. Ka një moment ku ajo që është ëndërr e shqiptarëve të lodhur është: "a do të ndodhë ndonjëherë në këtë vend që princërit e gjullurdisë që janë politikanët të mos kapin sistemin?" Këta janë uzurpatorë të sistemit. 


/Ora News.tv/