Çipa: Greqia nuk do të na pengojë për negociatat

Çipa: Greqia nuk do të na pengojë për negociatat

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, në RTV Ora analisti Aleksandër Çipa ka thënë se Greqia nuk do të jetë pengesë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Hila:  A mendon se Greqia do të pengojë hapjen e negociatave?

Çipa: Jo nuk mendoj. Greqia e ka mbyllur problemin me Maqedoninë. Dhe do ta përdorë si nj lloj presingu në raport me Shqipërinë . Greqia e ka keqpërdorur shpesh-herë për 28 vite politikën e brendshme të saj për marrëdhëniet fqinjore me vendin tonë. Sot Greqia ka një gjë që duhet ta pranojmë, në këto 28 vite Greqia kurrë nuk ka shkaktuar kosto vonese në lidhje me integrimin e Shqipërisë. Na ka shkaktuar kosto të tjera, por jo për integrimin.


EMISIONET