Cilësia e ulët e pijeve alkoolike po sjell probleme në shëndetin e shqiptarëve. Në një intervsite për RTV Ora, kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Hasan Stafa, tha se në vitin 2018 ka patur 14 raste intoksikimi nga konsumimi i pijeve alkoolike, ndërsa kujtoi se në vitin 2012 është shënuar dhe humbje jete.

Abuzimi me cilësinë e pijeve alkoolike ka sjellë problematika në shëndetin e shqiptarëve.

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa, ngriti shqetësimin se gjatë vitit 2018 ka patur 14 raste intoksikimi nga përdorimi i alkoolit jashtë standardit.

Hasan Stafa: Janë produktet informale, një pjesë nga trashëgimia tradicionale që ka Shqipëria në prodhimin e alkoolit dhe pjesa tjetër pas viteve '90 që janë amatorë në këtë fushë bëjnë që kjo situatë të jetë jashtë kontrollit. Format abuzive janë përdorimi i alkoolit ushqimor dhe stimulantëve si sheqeri, dhe përdorimi i shufrave për të pulsuar dhe rritur gradacionet e këtij produkti.

Stafa shprehet se për rastet e abuzimit ka patur dhe bllokime, pasi në vitin 2012 konsumimi i alkoolit ka shënuar dhe humbje jete në Dibër.

Hasan Stafa: Zona më e rrezikuar është Peshkopia dhe qyteti i Bulqizës ku ankesat për këtë vit janë më të mëdha. Ashtu siç kemi raste në Vlorë, Fier, Berat dhe Elbasan.

Ndërsa propozimin e ish-ministrit, Ilir Beqaj, për anulimin e gjobave të vëna ndaj subjekteve të konstatuara me shkelje, Stafa e sheh si emergjent.

Sipas tij, autoritetet duhet të nisin rivlerësimin e masave administrative, për të shmangur uljen e qepenave nga ana e bizneseve.

/Ora News.tv/